Nga Drimadhes drejt Palasës mbi një velierë. Gazetari Kristi Bibolli prezanton për shikuesit e Edicionit Veror eksperiencën mbi velierën ku ndodhen 35 persona. Kristi vëren se në Shqipëri ka filluar të lulëzojë një biznes i tillë ku mund të marrësh me qira një velierë, të bësh plazh dhe të eksplorosh natyrën e bukur.
Azemi, organizatori i eventit thotë për ABC News se pjesëmarrja është shumë e madhe. Ata do të vizitojnë brigje nga Karaburuni, Palasa dhe brigje të tjera. /abcnews.al