Klosi: Liqeni i Ohrit, pikë që na bashkon

schedule17:40 - 30 Korrik, 2019

schedule 17:40 - 30 Korrik, 2019

Autoritetet shiqiptare kanë nisur punën për të përmbushur detyrat e lëna pas vënies nën mbrojtjen e Uneskos së liqenit të Ohrit. Për këtë shkak do të krijohen edhe komitete të përbashkëta me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Pas shpalljes së liqenit të Ohrit si pasuri të UNESCO-s, autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të  realizuar detyrat e vëna. Ministri i Turizmit Bleni Klosi thotë se ky moment i shton përgjegjësitë, por do të behet gjithçka për të qëndruar në mbrojtjen nga UNESKO.

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat për të menaxhuar një sit kaq të bukur natyror, për të dhënë gadishmërinë tonë, natyrisht bindjen e dy qeverive tona se do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur, të jetë një peisazh i bukur dhe magjepsës, i cili edhe duke u kultivuar për më shumë turizëm, të zhvillohet brenda normave dhe parimeve të trashëgimisë botërore”.

Në një aktivitet të zhvilluar në Pogradec, ministrja e Kulturës shprehu angazhim për plotësimin e rekomandimeve të Uneskos.

Elva Margariti, Ministre e Kulturës: “Po bëjmë një punë të rrallë nëpër ministritë tona për të shtuar edhe dosje të tjera. Në vendimin e shpalljes Komiteti i Trashëgimisë Kulturore ka dhënë disa rekomandime, ndaj jemi këtu për ti treguar të gjithëve se ne do të punojmë së bashku për ti përmbushur këto rekomandime. Tashmë jemi në fazën e dytë të projektit drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të liqenit të Ohrit, por jo vetëm kjo!”.

Ministria e Turizmit dhe ajo e Kulturës do të ngrenë komitete të përbashkëta me homologët e Maqedonisë së Veriut për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e liqenit të Ohrit. /ABC News Albania 24/7