Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pas negociatave të një dite më parë mes grupeve të punës së pozitës dhe opozitës rreth ligjit për Prokurorinë Publike, deklaroi se zgjedhje të parakohshme në vend mund të mbahen vetëm në tetor të 2020-ës.
Pasi dje u takuan grupet e punës të pushteti dhe opozitës për ligjin për Prokurori Publike, sot u takuan edhe grupet e punës për Ligjin për regjistrim të popullsisë. Ata po punojnë, por opozita dërgon mesazhe të qarta, pa datë për zgjedhje të parakohshme, puna e tyre mund të shkoj huq. Por edhe për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme po lëvizin gjërat… Nëse deri dje Kryeministri Zoran Zaev, nuk deshi as të dëgjojë për zgjedhje, sot prej Kumanove dha një datë të mundshme.
“Nëse duan zgjedhje të parakohshme, ja le të jenë në Tetor të vitit 2020”.
Fakti që zgjedhjet e parakohshme janë kërkesa kryesore, nuk e demotivon pushtetin që të vazhdojë punën në kuadër të grupeve punuese.
“Mesazhet që po vijnë nga kryesia e lartë e VMRO-DPMNE-së janë serioze, se e kanë të kotë grupet punuese që po punojnë, në fund nuk do të votohet nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme, por kjo nuk do të na ndalë që të vazhdojmë punën, ti përafrojmë qëndrimet”.
Kryeministri edhe një herë potencoi se nuk do të heqin dorë nga vijat e tyre të kuqe. Garanci për ardhmërinë e lëndëve të hapura nga PPS, si dhe për të Punësuarit e Speciales./ABC News Albania 24/7