Fondi Monetar Ndërkombëtar ka marrë kritika për deklaratën se Rusia do të shënojë rritje ekonomike më të madhe këtë vit sesa Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, pavarësisht rritjes së presionit nga sanksionet perëndimore.
Por Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, tha për CNN se perspektiva ekonomike për Rusinë përtej 2023 është “mjaft shkatërruese”.
“Kur flasim për parashikimet tona për një afat të mesëm, ajo që nënkuptojnë është se ekonomia e Rusisë po tkurret me të paktën 7%,” tha Georgieva në një intervistë që u transmetua të mërkurën.
Në janar, FMN parashikoi se ekonomia e Rusisë do të rritej me 0.3% këtë vit dhe 2.1% vitin e ardhshëm.
Kjo ishte shumë më optimiste sesa parashikimet e fundit si nga Banka Botërore ashtu edhe nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Edhe vetë banka qendrore e Rusisë ka thënë se produkti i brendshëm bruto mund të tkurret me 1% këtë vit.
/abcnews.al