Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’mund të flasin për fitore në këtë gjendje”, Kulluri: Opozita i ka të humbura tre bashkitë e mëdha

schedule19:56 - 4 Mars, 2023

schedule 19:56 - 4 Mars, 2023

Në intervistën që dha për Abc News me gazetaren Viol Xhafaj, analisti Edvin Kulluri shprehu bindjen se opozita nuk do të mund t’i fitojë tre bashkitë më të mëdha të vendit në zgjedhjet e 14 Majit. Ai theksoi se PD nuk arriti të fitojë në këto bashki edhe në vitin 202 kur PD ishte e bashkuar.

“Humbja në tre bashkitë e mëdha është e sigurt dhe në të gjithë jugun. Përtej narrativës që dëgjojmë nga Këlliçi, Boçi, apo Cara që nuk janë kandidatura të këqija, vota në 2021 kanë marrë vota por është një gjë të votohesh më shumë se kolegët e tu në një listë proporcionale dhe tjetër gjë të mundësh kundërshtarin.



Fakti është që edhe në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës, PD ka humbur në 2021-in kur ishin bashkë, Basha Alibeaj dhe Berisha. E kam thënë që edhe sikur të bashkoheshin, pyetja është që kush do të bashkohej. Ata që kanë humbur 4 zgjedhje, 2014, 2017, 2021 dhe 6 Mars. T’i lëmë euforizmat.

“Mirë këta që nuk kanë mundësi të fitojnë por çfarë hyn në zgjedhje Alibeaj ku ka pakicë. Në zgjedhje proporcionale mund të hysh për përfaqësim por në ato maxhoritare është e pakuptimtë. Ata mund të kenë të drejtë për të përfaqësuar një mendim politik. Kur e di që nuk ke asnjë shans të fitosh për çfarë hyn në zgjedhje.

Kjo tregon se Foltorja duke hyrë e përçarë dhe këta duke hyrë për të mos fituar, e shtojnë edhe më tej kaosin e brendshëm duke e transpozuar në 14 Maj. Që do të thotë se kjo mazhorancë nuk është me fat apo me këmishë. Me 6 mars, Rama nuk ka dalë në fushatë duke parë situatën përballë.”, theksoi Kulluri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!