“Hodhi veten në erë teksa po dilte nga gjykata”, detaje nga shpërthimi në Podgoricë

schedule08:26 - 4 Mars, 2023

schedule 08:26 - 4 Mars, 2023

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Podgoricës në Mal të Zi, ku si pasojë e shpërthimit të një granate, humbi jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Media malazeze, Vijesti shkruan se Mladen Bulatoviç e aktivizoi grantatën teksa po dilte nga ndërtesa e gjykatës, pak sekonda pasi kishte hyrë brenda. Për shkak të shpërthimit, Bulatoviç vdiq në vend.

Inspektorët e policisë së Podgoricës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore nga Danilovgrad kanë kaluar me orë të tëra duke kryer hetime në vendin e ngjarjres.

Sfida e tyre kryesore është që të përcaktojnë se çfarë ose kush e detyroi Bulatoviçin të aktivizojë bombën në derën e ndërtesës ku ndodhet Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Podgoricës.