Pas fitores së ndeshjes së parë të gjysmëfinales në Kupën e Mbretit përballë Real Madrid me rezultatin 0-1, Barcelona po mendon tashmë të rinovojë kontratat e lojtarëve.
Sipas asaj që raporton “MARCA”, sot do të jetë dita e rinovimit për Sergi Roberto.
Javës tjetër, pritet të jetë rinovimi i Sergio Busquets i cili pritet të qëndrojë gjithmonë katalanas. Nuk ka pritshmëri për ndonjë kontratë të nivelit të lartë më ndonjë pagë të rritur për shkak të problemeve finaciare që klubi po kalon./h.ll/abcnews.al