Dy nënshkrime me kosto zero që Barça mund t’i afrojë në verë

schedule18:38 - 3 Mars, 2023

schedule 18:38 - 3 Mars, 2023

Barcelona do të ketë probleme të mëdha për të nënshkruar verën e ardhshme pasi Javier Tebas, presidenti i Ligës, ka konfirmuar se ata nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë, të paktën deri në vitin 2024, kjo e bën klubin të kërkojë zgjidhje ekonomike për të forcuar skuadrën.

Katalanasit nuk pushojnë së kërkuari lojtarë dhe do të tentojnë të nënshkruajnë me kosto zero dhe e vërteta është se janë dy kandidatë që do t’i përshtateshin klubit.

N’Golo Kante

Thuhet se ai do të rinovojë me Chelsea, por për momentin ai nuk e ka bërë ende një gjë të tillë dhe Barça është shumë e vëmendshme ndaj situatës së tij pasi ai është një nga mesfushorët më të mirë në planet.

Adrien Rabiot

Një tjetër lojtar që është në të njëjtën situatë është Adrien Rabiot, i cili ishte i lidhur tashmë me Barçën kur ishte ende lojtar i PSG. Në sezonin e tij të fundit në Juventus ai po tregon të gjithë potencialin dhe cilësinë e tij, por pretendimet e tij financiare për rritjen e pagës e kanë ndalur totalisht rinovimin e tij. Francezi kërkon rreth 10 milionë euro për sezon për të vazhduar me bardhezinjtë, shifër që ata nuk po mendojnë ta paguajnë. Ashtu si me Kante, Barça do ta ndjekë nga afër futbollistin e Juves pasi ai është një mesfushor që mund të përshtatet në mënyrë të përkryer në sistemin e lojës së Xavit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!