Ekonomia shqiptare po shkon gjithmonë e më shumë drejt euroizimit.Tashmë është bërë traditë që shumë trasaksione sidomos në vlera të mëdha të kryen në monedhën europiane.Në një vlerësim të bërë në treg pëgjatë viti 2022 Banka e Shqipërisë konstaton se euroizimi I ekonomisë ka pësuar një rritje nëse e krahasojmë me vitin 2021.
Në fund të 2022, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 55%, ose 3.2 pikë më i lartë se një vit më parë. Rritja e euroizimit të sektorit bankar u reflektua edhe në kreditë në monedhë të huaj që arritën në 52% ose 0.9 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.
Por përtej kësaj një tregues pozitiv mbetet rritja e depozitave në lekë me afat mbi një vit, pasi kështu bankat kanë burime më të qëndrueshme likuiditeti dhe ofrojnë më shumë alternativa për klientët që dëshirojnë të investojnë në monedhën vendase.
Ndikim kryesor në euroizimin e ekonomisë duket se ka dhënë forcimi i lekut .Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës korrik – dhjetor 2022, luhatshmëria e monedhës vendase ka shënuar nivele të përafërta me periudhat e kaluara. Kundrejt euros, leku është mbiçmuar lehtë në dy 3-mujorët e fundit, duke reflektuar nivelet e mira të flukseve hyrëse të valutës në ekonomi gjatë periudhës dhe ngadalësimin e blerjeve të energjisë në tremujorin e fundit të vitit.