Këto ushqime nuk duhet t’i ringrohni

schedule13:30 - 3 Mars, 2023

schedule 13:30 - 3 Mars, 2023

Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, ushqimet më mira janë ato që shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri, raporton Mirror, kjo pasi mund të helmoheni nga ringrohja e tyre.

Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e ringrohni ushqimin.

Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalën, pasi na mundëson ngrohjen e ushqimeve të lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të ringrohet.

“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të prishin ushqimin. Kur orizi gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarre.”

Ja ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni

Pasi hani darka dhe ju ka tepruar ushqim, pjesën e mbetur e vini në frigorifer dhe të nesërmen e ngrohni në mikrovalë. Por, studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, sidomos nëse nuk ruhen si duhet.

Selino, spinaqi dhe panxhari

Nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Kërpudhat

Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohet menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët

Nëse ringrohja vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.

Patatet

Patatet janë pak të ndërlikuara, nëse i mbani në një vend me temperaturë të ngrohtë, në vend që t’i fusni menjëherë në frigorifer, atëherë temperatura mund të shkaktojë rritjen e botulizmit, një baktere e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë të patateve në mikrovalë, prandaj është mirë që t’i mbani ato të freskëta, që mos të keni probleme kur t’i ngrohni sërish.

Orizi

Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, “orizi i pagatuar mund të përmbajë baktere që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, bakteret mund të mbijetojnë… Por, nëse orizi lihet në temperaturë dhome, bakteret mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Studimet kanë treguar se orizi përmban aminoacide dhe grupin e vitaminave B, si dhe sasi të kalciumit, fosforit, magnezit, hekurit etj, të gjithë këta elementë shumë të domosdoshëm për trupin. Nga ana tjetër, orizi ka pak kalori dhe yndyrna, përmban karbohidrate që të japin ndjesinë e ngopjes, që mund të kurojë obezitetin.

Pula

Kompozimi i proteinave në një darkë të zakonshme ndryshon kur një pulë e ftohtë ngrohet për herë të dytë. Kjo, në fakt, mund të shkaktojë probleme me tretjen, prandaj, nëse do ta ngrohni për herë të dytë mishin e pulës, apo çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohuni që është gatuar mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!