Sot gjyqi për vulën e PD/ Apeli shqyrton ankimin për vendimin e Zhukrit që legjitimoi Berishën

schedule10:06 - 3 Mars, 2023

schedule 10:06 - 3 Mars, 2023

TIRANË – Gjykata e Apelit të Tiranës pritet të shqyrtojë sot ankimin e bërë nga PD zyrtare për vendimin e shkallës së parë, që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike.

Sakaq ka mbërritur në gjykatën e Apelit, avokatët që përfaqësojnë Enkelejd Alibeajn, përkatësisht Inderit Sefa dhe Rezart Kthupi. Si edhe përfaqësuesit e Foltores së Sali Berishës, Ivi Kasi e Oerd Bylykbashi.

Seanca është parashikuar të mbahet në orën 11:00, ndërsa shorti ka përcaktuar që trupa gjykuese në Apel do të drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali, ndërsa në përbërje të tij si anëtarë do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Treshja do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri. Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!