Busquets shprehu dëshirën për t’u larguar, Beckham e pret në MLS

schedule16:46 - 2 Mars, 2023

schedule 16:46 - 2 Mars, 2023

Sergio Busquets nuk do të jetë lojtar i Barcelonës, teksa ky do të jetë sezoni i fundit në Camp Nou, shkruan “El Nacional”.

Sipas mediave, kapiteni i Barcelonës tashmë ka diskutuar dëshirën e tij për t’u larguar me presidentin, Joan Laporta.

Me shumë gjasa ai do të vazhdojë karrierën te Inter Miami i David Beckham.

Mesfushori 34-vjeçar, është pjesë e Barcelonë që nga vera e vitit 2008, ka luajtur 711 ndeshje në të cilat ka shënuar 18 gola, dhe 42 asistime. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!