11 persona janë arrestuar natën gjatë dy operacioneve policore antikanabis të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”. Këto operacione janë në vijim të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas. Në ndihme të policise vendore kanë qenë dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranes. Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizane, Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale të Hetimit, Komisariati i Policisë Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi 3”.
Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit ;
A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.
- K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.
- K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.
- K., 24 vjeç, banues në Krujë,
- K., 30 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa në zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.
Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas nje hetimi 3 mujor me Metoda Speciale Hetimi, ne funksion te procedimit penal te vitit 2019 u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit;
- D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë
- D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.
- T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.
Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjesuar nga Policia.
Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.
Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim .