Rumania ndalon tanket ruse të kalojne tranzit në drejtim të Serbisë

schedule13:30 - 28 Korrik, 2019

schedule 13:30 - 28 Korrik, 2019

Tanke ruse të cilat ishin të destinuara për të shkuar në Serbi, janë ndaluar në Rumani me arsyetimin se shkelej vendimi për sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në Ukrainë.

Rumania bllokoi një dërgesë ushtarake ruse të tankeve të luftës dhe automjeteve të blinduara të cilat ishin nisur drejt Serbisë, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare që janë vendosur në vend kundër Rusisë lidhur me veprimet e saj në Ukrainë.

Ministria e Jashtme rumune në një deklaratë për mediat për të qartë se nuk mund të jepte një leje tranziti për dërgesën për shkak të embargos së Bashkimit Evropian të paraqitur në vitin 2014. Në deklaratë nuk u dhanë më shumë detaje. Zyrtarët serbë u ankuan më parë këtë muaj se Rumania anëtare e NATO-s kishte ndaluar dërgesën e 60 tankeve të reja ruse dhe automjeteve të blinduara që do të dërgoheshin nga Rusia në Serbi nëpërmjet lumit Danub.

Asociated Press raporton se Rusia dërgoi 10 makina të blinduara në Serbi këtë javë me aeroplanët e saj të transportit ajror. Rusia po ndihmon aleatin e saj Serbinë të forcojë ushtrinë e saj, duke shkaktuar jo pak shqetësime në rajonin e Ballkanit.

Serbia ka marrë tashmë gjashtë avionë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe pretendon neutralitetin e vet ushtarak ndërsa po negocion blerjet shtesë të armëve nga Rusia, duke përfshirë helikopterët e sulmit dhe transportit dhe sistemet e mbrojtjes ajrore. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!