Qeveria e SHBA-së ka miratuar shitjen e municioneve me vlerë 619 milionë dollarë për avionët F-16 të Forcave Ajrore të Tajvanit, sipas një njoftimi të Pentagonit.
Paketa, që pritet të zemërojë më shumë Pekinin, pritet të përfshijë rreth 100 raketa tokë-ajër tokë-ajër AGM-88B (HARMs) dhe 200 AIM-120C-8 të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi, raketat (AMRAAMs), ndër të tjera.
Paketa do të forcojë “aftësinë e Tajvanit për të siguruar mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, sigurinë rajonale dhe ndërveprueshmërinë me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë për shtyp të publikuar Pentagon.
Rikujtojmë se tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë në pikën më të ulët, veçanërisht mbi Tajvanin, të cilin Kina e konsideron një provincë të shkëputur të destinuar për t’u ribashkuar me kontinentin, edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.
/abcnews.al