Një e shtunë tjetër protestash në Hong Kong kundër qeverisë dhe ligjit për ekstradimet në Kinë. Me mijëra protestues u mblodhën sërish në shesh duke sfiduar urdhrin e policisë pas protestës së të premtes në aeroportin ndërkombëtar të metropolit.
Gjithnjë të veshur në të zeza, protestuesit pushtuan rrugët e Juen Long, e njëjta zonë ku të dielën e kaluar një bandë prej dhjetëra personash me bluzë të bardhë, të armatosur me shkopinj dhe zinxhirë, sulmuan në stacionin e metrosë personat e veshur me të zeza që ktheheshin nga manifestimi.
Dyshohet se sulmi që shkaktoi 45 të plagosur, është organizuar nga persona që kanë lidhje me Triadën, mafien kineze./ABC News Albania 24/7