MASR: 99 mijë studentë përfituan nga financimi 2.3 miliardë lekësh

schedule16:30 - 27 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 27 Korrik, 2019

Ministria e Arsimit i është përgjigjur indirekt akuzave të PD-së, përmes një deklarate për mediat që i drejtohet studentëve. Në të thuhet se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020.

“Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin””.

Në deklaratë ministria nënvizon se 2.3 miliardë lekë janë financuar nga qeveria në kuadër të Paktit për Universitetit, nga të cilat kanë përfituar 99 mijë studentë.

Ministria vëren se shumë shpejt do ketë ndryshime të tjera normative nga ana e qeverisë për të zgjeruar kategoritë e studentëve përfitues prej Paktit për Universitetin, përveç kartës së studentit e infrastrukturës që janë në rrugën e duhur./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!