Formacionet zyrtare Arsenal-Everton: “Topçinjtë” kërkojnë në “Emirates Stadium”, shkëputjen në Premier League

schedule20:05 - 1 Mars, 2023

schedule 20:05 - 1 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë, “topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates Stadium”, Evertonin në përballjen e prapambetur të javës së 7-të, të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përballë Everton, tekniku i “topçinjve”, Mikel Arteta ka përzgjedhur formulën 4-3-3, për rreshtimin e të tijve. Në portë është pozicionuar si zakonisht, Aaron Ramsdale e para tij në mbrojtje, Zinchenko, Gabriel, Ëilliam Saliba dhe Ben Ëhitë. “Dirigjimin” e lojës në mesfushë spanjolli ia ka besuar 3-shes, Odegaard, Jorginho dhe Granit Xhaka, ndërsa “tridenti” i sulmit i është besuar Martinellit, Sakas dhe Trossardit.

Në krahun tjetër, tekniku Sean Dyche ka përdorur formacionin 4-3-2-1, me “gardianin” e “3 luanëve” në portë, Jordan Pickford. Mbrojtja me katër përbëhet nga Mykolenko, Tarkoëski, Keane dhe Coleman, ndërsa përballë tyre më të tërhequr në mesfushë janë vendosur Onana, Gueye dhe Doucoure. Më të avancuar drejt sulmit janë vendosur McNeil dhe Iëobi, me francezin Neal Maupay të vendosur në majën e sulmit.

Në rast fitoreje Arsenal arrin kuotën e 60 pikëve dhe krijon një “shkëputje” prej 5 pikësh me “qytetarët” e Manchester City, që pozicionohen në vendin e 2-të, të renditjes së Premier League.

Formacionet zyrtare: