Sot, e mërkurë nuk do të luhen dy ndeshjet për fazën gjysmëfinale të Kupës së Greqisë.
Pas aksidentit fatal në Larisa si pasojë e përplasjes së rëndë mes dy trenave që ndodhi pak para mesnatës së së martës, Federata Greke e Futbollit mori vendimin që të shtyjë Olympiakos-AEK dhe Lamia-PAOK.
Ashtu si çdo ndeshje tjetër futbolli e garave amatore nuk do të zhvillohet. Dy ndeshjet do të caktohen në një datë të ardhshme.
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë. /G.D abcnews.al/