Një aksident tragjik hekurudhor ndodhi gjatë mesnatës në Greqi, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar deri më tani 40 viktima.
Duket se një ngjarjeje të tillë i është “frikësuar” më parë Bashkimi Evropian, pasi vetëm 2 javë më parë ka hedhur në gjyq shtetin grek për dështimin në përputhje me rregullat e transportit hekurudhor.
Sipas Komisionet Evropian, Shtetet Anëtare duhet të siguronin që një marrëveshje kontraktuale midis autoritetit kombëtar kompetent dhe menaxherit të infrastrukturës hekurudhore të ishte lidhur maksimumi deri më 16 qershor 2015 dhe të publikohej brenda muajit, gjë që të cilën Greqia nuk e ka bërë ende.
Shikoni KËTU deklaratën për shtyp të Komisionit Evropian më 15 Shkurt 2023.r.t/abcnews.al