Boris Johnson, një portret ndryshe i kryeministrit të ri britanik

schedule15:00 - 27 Korrik, 2019

schedule 15:00 - 27 Korrik, 2019

Nga Dorina Kurtaj- Bën kllounin por është shumë më i pjekur dhe dinak se sa dëshiron  të duket. Një portret ndryshe i kryeministrit të ri britanik. Një konservator pro Brexit i cili sigurisht do të jetë zbavitës.

Thjesht Boris. Xhonson është politikani i vetëm britanik icili shpesh thërritet me emrin e tij të pagëzimit, që nga koha e universitetit. Sepse Boris është një emër elegant që përfaqëson një simpati sipërfaqësore dhe karizëm ngjitës. Dhe Boris nuk është as emri i parë i kryeministrit britanik, dhe pse më vonë zgjodhi që të thërritej ashtu për tu dalluar. Emri u zgjodh nga babai i tij.

I lindur në Nju Jork në vitin 1964, ai studio në Eton dhe në Oksford, me pamje rebele, pesë fëmijë nga dy bashkëshorte, euroskeptik që nga fillimi, këto janë vetëm disa nga tiparet e kryeministrit të ri

Miqtë të cilët e njohin që kur ishte adoleshent, thonë se Boris Xhonson, e ka pasur gjithnjë zakonin që të mbante flokët në mënyrë të çrregullt. Madje kur shkonte në shkollë e bënte qëllimisht, para se të hynte në klasë, sepse ajo pamje indiferente e ndihmonte të fshihte me anë të ironisë, difektet e shumta.

Boxho, si e quajnë mbështetësit e tij, vijon qëllimisht që të jetë i parregullt me flokët e tij dhe sot në moshën 55 vjecare teksa kalon pragun e Dauning Strit, si kryeministri i ri i vendit. Ngjyrën e flokëve ai e ka trashëguar nga stërgjyshi i tij Ali Qemal, një gazetar turk, ministër në sulltanatin ottoman në vitet para rënies së perandorisë, i cili ishte martuar me një angleze. Nga gjyshi Uilfred, pilot i forcave ajrore të mbretërisë britanike, i cili humbi jetën pasi u përplas gjatë një fluturimi teksa përpiqej të surprizonte bashkëshorten e tij, duket se ka marrë ekzibicionizmin plateal. Ai i cili e frymëzoi që të hidhej me teleferik në Viktoria Park gjatë lojërave olimpike të 2012-ës, duke qëndruar varur për shkak të një difekti, me flamujt britanikë në duar.

Boris u përball me garën që në shtëpi, i inkurajuar nga ababi i tij që të ishte më i mirë se motra e tij Rakel, sot gazetare, dhe dy vëllezërit e tij Xho dhe Leo, i pari parlamentar konservator dhe i dyti prezantues radiofonik. Ambicia iu përforcua dhe më shumë në Eton, ku Boris përvetësoi theksin e “snob”, lekskun e privilegjuar, pasionin për klasikët latinë dhe humorin anglez.

Që nga koha e universitetit, Boris nuk pranonte të mësonte përmendësh Rikardi II, por ngjiste batutat në shtyllat e skenës, duke bërë që profesori I tij Martin Hamond ta përshkruajë si një person që donte të merrte cdo gjë që dëshironte pa e fituar atë.

Pas diplomimit për histori antike në universitetin e Oksford, Xhonson iu përkushtua gazetarisë. I punësuar nga Tajms, ai u pushua nga puna pasi kishte shpikur një deklaratë, të njerkut të tij, i cili hidhte dyshime për një marrëdhënie homoseksuale të Eduardit II. Më pas ai punësohet në “Telegraph” dhe në vitin 1989 në moshën 24 vjeçare bëhet korrespondent për çështjet europiane në Bruksel. Kolegët tregojnë se Boris shëtiste në qytetin ku kishte jetuar kur ishte fëmijë, në kohën që babai i tij një diplomat britanik, u transferua për punë. Boris kishte një makinë svishej me pantallona të grisura. Në konferencat për shtyp ai jepte spektakël duke shtrembëruar qëllimisht theksin e tij francez. Dëshira për tu tallur me Europën u transformua në një zakon për të prodhuar lajme të rreme, duke bërë që korrespondentët e tjerë ta konsideronin si një zhurmë madh.

Qëndrimi si euroskeptik I siguroi mbështetjen nga Margaret Thecër, dhe falë saj nisi një karrierë të shkëlqyer politike që e coin ë parlamentin e Uestminster dhe më pas në postin e kryebashkiakut të Londrës për dy mandate, si dhe në atë të ministrit të brendshëm në qeverinë e paraardhëses së tij, Tereza Mej. Dy martesa të dështuara, pesë fëmijë dhe një të fejuar të re në moshë, Xhonson tashmë është aty ku dëhsironte, në krye të konservatorëve dhe të qeverisë. Për të, ish ministrja e brendshme Amber Rud do të shprehej: “Është jeta dhe shpirti i partisë, por jo burri që do të dëshiroje të të shoqëronte në shtëpi pas mbrëmjes.”

Boris Johnson do të drejtojë Mbretërinë e Bashkuar në daljen e vështirë nga Bashkimi Europian dhe do të jetë ai që do të negociojë me BE, për të bërë çdo gjë gati për 31 tetorin 2019.

“Realizimi i BREXIT dhe bashkimi i vendit”: janë dy objektivët kryesorë të deklaruar nga Xhohnson pas marrjes së kryesisë së partisë. “Dalja e Mbretërisë nga Bashkimi Europian duhet të përfundojë brenda 31 tetorit” theksoi ai duke bërë të qartë se nuk mbështeste asnjë vonesë më shumë.

Për Brexit, Boris Xhonsin nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e tij: daljen në datën e caktuar,me apo pa marrëveshje. Nëse Tereza Mej dhe shumë anëtarë të partisë konservatore mendonin se dalja pa marrëveshje ishte një skenar që duhej shmangur me cdo kusht, Xhonson nuk është dakord.

Xhonson është optimist për sa I përket rinegociimit të marrëveshjes së Tereza Mej me BE-në. pak minuta pas zgjedhjes së tij, Mishel Barnier, kryenegociatori I Brexit për BE, shkruante në Tuiter: Jemi të paduruar për të punuar me Boris Johnson, për të lehtësuar ratifikimin e marrëveshjes në mënyrë që të jetë një Brexit të rregullt.

Marrëveshja e Brexit përbëhet nga dy pjesë: e para është pjesa juridike dhe përcakton termat e divorcit nga Bashkimi europian: të drejtat e qytetarëve, shuma që Londra duhet të dorëzojë në arkat e Brukselit, periudha e tranzicionit deri në dhjetorin e 2020, pikat e ndalimit, dhe pjesa që i përket Irlandës së Veriut

Pjesa e dytë është deklarata politike, e cila tregon të ardhmen e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Kjo deklaratë parashikon që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë Brenda një unioni doganor me Bashkimin Europian deri në gjetjen e një zgjidhjeje tjetër. Kjo pjesë, e cila nuk u pëlqen aspak mbështetësve të Brexit, mund të rinegociohet.

Por analistët mendojnë se janë pikërisht gafat, sekreti i suksesit të Xhonson.

Zhvlerësimi total i principit “politikisht korrekt” dhe deklaratat shpesh befasuese të kryeministrit të ri britanik kanë dhënë një kontribut të madh për popullaritetin e Boxho.

Triumfi i tij në krye të konservatorëve ishte i paralajmëruar. Një stil komunikimi aspak ortodoks ai i ish kryebashkiakut të Londrës, i përbërë nga gafat, batutat e rënda dhe zhvlerësim për sa i përket të folurës diplomatike. Nëse shumë editorialistë janë ende të befasuar nga mbërritja e tij në krye të qeverisë britanike, si një personazh i tepruar, Xhonson duket i vetëdijshëm që sekreti i suksesit të tij është dhe tek gafat që e kanë bërë të famshëm. Aq sa ka nga ata që mendojnë se gafat nuk janë të pavullnetshme por të studiuara mirë. Madje sipas një spndazhi të “Gardian” pjesa më e madhe e opinionit public është e bindur për këtë.

Janë pikërisht batutat e tij që e kanë ndihmuar të gjejë mbështetje dhe në shtresat e popullit të lodhur nga globalizimi dhe që votuan për daljen e vendit nga Bashkimi Europian. Ai duket si dikush që I thotë gjërat ashtu si janë, pra njëri nga ata, dhe pse vjen nga një familje e pasur dhe ka studiuar në shkollat më të mira.

Paralelizmat me Donald Trump, edhe ai një njeri I popullit, në këtë pikë janë të pashmangshme. Një identifikim mes liderit dhe bazës që është një pjesë shumë e rëndësishme e profilit të politikanëve të ashtuquajtur “populistë”.

Duke iu rikthyer jetës së tij personale Boris Johnson e Kerri Sajmnods janë çifti i parë i pamartuar që do të jetojnë në Dauning Strit. Me 24 vjet diferencë në moshë, pak kohë më parë ata ishin në qendër të vëmendjes për shkak të një zënke të dhunshme që kishte detyruar fqinjët të lajmëronin policinë.

Një vit më parë Boris la bashkëshorten e tij të dytë, për të fejuarën aktuale, duke i dhënë dhe më shumë material mediave që të vënë në dyshim karakterin e tij. Por Boris nuk e ka problem të pranojë se ka përdorur kokainë në rini, që ka pasur shumë marrëdhënie jashtë martesore, dhe të paktën një fëmijë të jashtëligjshëm të cilin e njohu pas një beteje ligjore e cila zgjati tre vjet. Por mediat britanike këmbëngulin se ai ka dhe një fëmijë tjetër të paligjshëm të cilin nuk pranon ta njohë.

Boris Xhonson në fjalimin e tij të parë si kryeministër në parlamentin britanik konfirmoi objektivin për të kompletuar Brexit deri në 31 tetor. Mes protestave të opozitës në sallë ai theksoi se do  të bënte Mbretërinë e Bashkuar vendin më të mirë në tokë për të jetuar. Një vend të gjelbër, të zhvilluar, besimplotë dhe ambicioz i cili mund të jetë ekonomia e parë në Europë shtoi ai duke ironizuar mbi negativitetin e opozitës dhe pesimistëve. Më pas Xhonson tha se Brukseli duhet të rishohë qëndrimin e tij dhe të pranojë ndryshimet në marrëveshje. Në rast të kundërt, paralajmëroi ai, Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Vendi deklaroi ai, është më i përgatitur nga sa mendohet për këtë skenar. Mbretëria e bashkuar nuk do të emërojë, në ansjë rrethanë, një komisioner europian britanik, theksoi kryeministri Xhonson,

Madje ai e renditi si një prioritet të qeverisë së tij impenjimin për t’u përgatitur për një Brexit pa marrëveshje. Xhonson refuzoi në këtë mënyrë marrëveshjen e arritur nga Tereza Mej duke thënë se është rrëzuar tashmë tre herë nga parlamenti. Ai tha se dëshironte të negocionte një alternativë të mirë me Bashkimin europian duke u shprehur i bindur se pikat e ndalimit mund të zëvendësohen me zgjidhje të tjera për të garantuar kufirin e hapur irlandez pa u dashur që vendi të qëndrojë në unionin doganor dhe në tregun e përbashkët.

Xhonson theksoi se në rast se Brexit do të dështonte vendi do të përballej me një humbje totale të besimit të elektoratit ndaj politikës, duke shtuar se dhe sistemi i emigracionit ka nevojë për ndryshime.

Ndërkohë qeveria e re e Xhonson tashmë ka ekipin e saj të ministrave. Ndër emrat kryesorë figurojnë:

Saxhid Xhavid – Ministër Finance

Dominik Rab – Ministër i Jashtëm

Priti Patel – Ministër i Brendshëm

Robert Baklend – Ministër Drejtësie

Ben Uallas – Ministër Mbrojtjeje

Met Henkok – Ministër Shëndetësie.

Por ndërkohë babai i tij, 78 vjeçari Stenli, njeriu i cili ka pasur më shumë ndikim në jetën e Boris, është një europian i bindur. Në një intervistë për mediat ku flet për të birin e tij në rolin e kryeministrit ai shprehet: Ëndërroj që një ditë Boris të thotë: qëndrojmë në Europë”. /ABC News Albania 24/7