Vrasja e 31 vjeçares në Kamëz, shkak dyshohet hakmarrja

schedule15:31 - 1 Mars, 2023

schedule 15:31 - 1 Mars, 2023

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kamzë ku 31 vjeçarja Etleva Kurti është gjetur e vrarë në oborrin e banesës së saj. Ndaj saj është qëlluar me armë automatike AK47. Burime për ABC News bëjnë me dije se dyshimet paraprake janë se kjo vrasja e 31 vjeçares është kryer për hakmarrje.

Dyshohet se vëllai i Etleva Kurtit i ka bërë atentat një çiftit Agim dhe Merita Buçi pak vite më parë, ku burri ka humbur jetë. Kjo ngjarje ka ndodhur në marketin e çiftit në Kamzë në tentativë për t’i grabitur. Megjithatë, policia po tregohet e rezervuar pasi po merren në pyetje pjesëtarët e familjes së familjes së saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!