Pas autobiografisë ‘bombë’ për Buckingham të shkruar nga Duka i Sussex, Harry, Mbreti Charles vendosi të ndëshkojë djalin dhe nusen e tij duke i dëbuar ata nga shtëpia e tyre në Londër.
Pak orë pas daljes në treg të librit, nën titullin “Spare”, Buckingham nisi procedurat për dëbimin e çiftit nga shtëpia që mbretëresha e ndjerë Elizabeth ia kishte bërë dhuratë për martesë.
Kjo është një pronë me dhjetë dhoma në total, e vendosur në një nga rezidencat kryesore e Princit të Uellsit, Ëilliam dhe Kate Middleton. Ajo iu nënshtrua një rinovimi prej shumë milionë paundësh në 2018-2019 përpara se Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, të transferoheshin.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, Harry dhe Meghan tashmë kanë zgjedhur të jetojnë në Florida të SHBA-ve, gjë që shkaktoi pakënaqësinë e fortë të Mbreti Charles. Në fakt, ka pasur shumë raportime, sipas të cilave, ky vendim është marrë nga Meghan.
Zbulimi i dëbimit të çiftit Sussex vjen vetëm disa javë përpara kurorëzimit zyrtar të Mbretit Charles në maj, dhe ndërsa askush nuk e di nëse ata do të marrin pjesë në këtë ngjarje./abcnews.al