Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë duke filluar nga 1 prilli, nuk ka të bëjë me zgjedhjet vendore.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj u shpreh se aktualisht, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në rajon.
Sipas ministres, synohet që pas 3 vitesh, të mos kemi pagën minimale më të ulët.
“Gjatë vitit të kaluar ne kemi ndërhyrë dy herë në nivelin e pagës minimale dhe është një politikë që ne e kemi përdorur që të mitigojmë efektet e krizës dhe të rritjes së inflacionit. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish të cilët janë pagamarrës minimal. Paga minimale në vend, është paga më e ulët në rajon. Ne synojmë që në 3 vitet e ardhshme të mos jetë paga më e ulët në rajon”, theksoi ajo.