Qeveria austriake ka futur në listën e të kërkuarve në nivel ndërkombëtar qytetarin rus Igor Zajtsev, zyrtar i shërbimit ushtarak rus të inteligjencës, i dyshuar se ka zhvilluar aktivitet spiunazhi në Austri. Sipas burimeve hetimore, ai është spiun, rekrutues dhe menaxher i një koloneli të Ushtrisë austriake i punësuar në ministrinë e Mbrojtjes. Zyrtari rus e ka rekurtuar kolonelin në vitin 1992 dhe që atëhetë e ka paguar në total rreth 300 mijë euro për informacione të rezervuar për ushtrinë austriake. Tashmë ai rezulton i zhdukur, por autoritetet austriake dyshojnë se ai ndodhet ende në Austri. /ABC News Albania 24/7
Austria vendos në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë një zyrtar rus
schedule12:20 - 27 Korrik, 2019
schedule 12:20 - 27 Korrik, 2019