Oklahoma dhe Kansas në SHBA janë goditur nga stuhi të fuqishme ere dhe tornadosh duke lënë më shumë se dhjetëra persona të plagosur. Më shumë se 216 mijë banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë SHBA-në.
Një nga banorët rrëfen përjetimet e tij nga momentet e vështira të stuhisë.
“Shumë erë e fortë. Unë po qëndroja në garazh dhe gruaja ime shkoi te fqinji për t’u strehuar. Mbeturinat prej druri filluan të fluturojnë dhe të godasin gjithçka rreth e rrotull, kështu që unë u hodha në sediljen e pasme të një makine në garazh shumë shpejt. E gjitha kjo nuk zgjati shumë, falë zotit të gjithë janë mire,” tha ai.
Dy tornado të tjera u rregjistruan në Kansas ndërsa në Teksas u rregjistruan erëra të forta me shpejtësi deri në 183 kilometra për orë. Në Kaliforni, Shërbimi Kombëtar i Motit ka deklaruar se një seri stuhish do të vijojnë të godasin këtë shtet deri ditën e mërkurë.
Nga këto tornado sipas metereologëve mund të preket edhe Ohajo. Në Nevada janë lëshuar paralajmërime mbi stuhië të forta dhe banorët kanë krijuar rradhë kilometrike teksa janë munduar të dalin nga vendi.
/abcnews.al