Amsterdam/ Zbulohet muzeu nëntokësor që hedh dritë mbi të kaluarën

schedule21:06 - 26 Shkurt, 2023

schedule 21:06 - 26 Shkurt, 2023

Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se planeti ynë është ndërtuar mbi katër shtresa shkëmbinjsh, mineralesh dhe magme të depozituara gjatë miliona viteve të ekzistencës.

Por studiuesit tani mendojnë se bota ka pesë shtresa kryesore pasi zbuluan një top hekuri të gjerë 400 milje të pazbuluar më parë brenda bërthamës së brendshme të Tokës. Zbulimi mund t’i ndihmojë ekspertët të kuptojnë më shumë rreth origjinës së vendit që ne e quajmë shtëpi.

Dhe pastaj janë shtresat e fshehura të historisë nën këmbët tona, në rrugë, qytete dhe mënyra jetese që janë mbuluar dhe harruar me kalimin e kohës.

Ndërsa gërmojmë në ato kapituj të humbur, historitë kanë një mënyrë për të marrë përsëri jetë.

Kur inxhinierët gërrmuan në një tunel për 15 vite, nën arkitekturën shekullore të Amsterdamit për të ndërtuar linjën e metrosë Veri-Jug, ishte si të ktheheshim pas në kohë. Ata zbuluan një sistem treni nëntokësor dhe një muze me plot 10,000 artefakte.

 

Arkeologët gërmuan nëpër baltën e zhvendosur gjatë projektit dhe gjetën një mori objektesh, duke përfshirë predha 115,000-vjeçare, relike mesjetare dhe madje edhe telefona celularë të vjetër.

“Masa e madhe e materialit që zbuluam gjatë ndërtimit të linjës Veri-Jug ishte e jashtëzakonshme,” thotë Peter Kranendonk, një nga dy arkeologët që drejtojnë gërmimet gjatë projektit të metrosë.

“Ndërtimi na dha një mundësi unike për të gërmuar nën qytet deri në një thellësi prej 30 metrash,” shton ai.

Vizitorët mund të shohin artikujt e ekspozuar në stacionin Rokin, ku u gjetën shumë prej objekteve që zbulojnë të kaluarën e Amsterdamit.

“Disa objekte, si monedhat 500-vjeçare, kanë një histori të drejtpërdrejtë pas tyre,” thotë Kranendonk. “Në bazë të gjetjeve, mund të themi diçka edhe për përdorimin e një zone,” shton ai.

Stacioni, që ia vlen të vizitohet në vetvete, është një testament jo vetëm për trashëgiminë e pasur mbi të cilën është ndërtuar Amsterdami, por edhe për inxhinierët dhe arkeologët që punuan aq shumë për ta ruajtur atë. /abcnews.al