Policia Rrugore ka marrë masa të rrepta këtë fundjavë, pasi gjatë një kontrolli janë arrestua 4 shoferë, të cilën kanë thyer rregullat. Dy prej tyre u kapën duke drejtuar automjetin nën e efektin e alkoolit, njëri nën efektin e lëndëve narkotike dhe tjetri pa leje drejtimi.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të marra gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë katër shtetas, njëri prej tyre që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë shkon në 7, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, që nga janari i këtij viti.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– A. R., 31 vjeç, Y. A., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.