Siguria publike/ Eksperti i kriminalistikës: Kini kujdes, Policia nga janari ka vendosur kamera në Tiranë

schedule21:45 - 24 Shkurt, 2023

schedule 21:45 - 24 Shkurt, 2023

TIRANË- Vendosja e kamerave nëpër vendet publike dhe në institucione ishte një prej temave të trajtuar sot në emisionin “Zone e Lirë” në AbcNews. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça, bëri publike se nga janari në Tiranë janë vendosur disa kamera të Policisë së Shtetit. Ai nuk e caktoi zonën ku janë instaluar, por la të kuptohet se syri i policisë është shpërndarë në kryeqytet.

“Kini kujdes! Nga janari të keni shumë kujdes, sidomos në Tiranë. Janë vendosur kamera të Policisë së Shtetit dhe i monitoron vetë Policia e Shtetit”, tha ai.

Ndërkohë eksperti i sigurisë, Ilir Kulla tha se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një polici digjitale. Ai shtoi se kjo gjë kërkon investime të mëdha, ndaj Shqipëria përballë këtyre sfidave të reja duhet të investojë në këtë drejtim.

“Ka ardhur koha që në Shqipëri të kemi një polici digjitale. Kush do menaxhojë qendrat, kush do trajnojë njerëzit. Kjo punë kushton. Ne çalojmë me sistemet e integruara”, tha ai./abcnews.al