Eksperti i sigurisë: Vladimir Putin dështoi me strategjinë e agresionit në Ukrainë

schedule19:37 - 24 Shkurt, 2023

schedule 19:37 - 24 Shkurt, 2023

Dita e sotme shënoi 1-vjetorin e agresionit të Rusisë mbi Ukrainë, sulm ky i cili la pas shumë viktima, madje arriti të trondisë edhe ekonominë botërore. Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, në lidhje “skype” me Abc News tha se Vladimir Putin nuk e ka aftësinë të triumfojë ndaj një “armiku” kaq modest saç është Ukraina.

Sipas tij, presidenti Putin ka dështuar në strategjinë e vet pasi ka larguar ndjeshëm Ukrainën nga zona e influencës së Rusisë.

“Nuk e ka aftësinë të triumfojë ndaj një armiku më modest në të gjitha drejtimet. Ka një dështim në strategji. Ajo që mendonte të bënte që Ukrainën të tërhiqte në zonën e vet të influencës, por e ka shtyrë më tej drejt NATO-s, dhe më pas ka shtyrë edhe Finlandën dhe Suedinë drejt NATO. Vajti që të vinte vetulla, por duket sikur është duke nxjerrë sytë”, tha ai.

I pyetur nëse kjo luftë mund të shpërndahet edhe në vendet të tjera në Evropë, eksperti bëri këtë koment: “Rreziku shtohet me vazhdimin e luftës. Mund të këtë rritje konflikt dhe shpërndajë të konfliktit në mënyrë aksidentale. Sa më tepër vazhdon lufta rriten mundësitë që kjo luftë të shpërndahet në Evropë”, tha ai./abcnews.al