Një 64-vjeçar është arrestuar në Selanik pasi akuzohet se ka abuzuar me kafshët. Sipas mediave greke, ai ka goditur me shkelma një mace endacake. Ngjarja ka ndodhur, pasditen e djeshme, në rrugën N. Germanou, në qendër të qytetit dhe është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Krahas padisë së ngritur ndaj tij, ai është gjobitur dhe me masën administrative prej 5 mijë eurosh./abcnews.al