Kanë përfunduar pjesët e para e 4 sfidave të fundit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, ku momentalisht po zhvillohen sfidat Rennes-Shakhtar Donetsk, Manchester United-Barcelona, Roma-Salzburg dhe Union Berlin-Ajax.
Momentalisht në “Old Trafford”, situata është në dorë të Barcelonës, me “bomberin” polak, Robert Lewandowski, i cili kaloi në avantazh “blaugranat” falë një penalltie të akorduar në minutën e 18’-të.
Në “Stadio Olimpico”, vendasit e Romës po udhëheqin me rezultatin 2 me 0 ndaj austriakëe të Salzburg, falë golave të Dybala dhe Belotti, ndërsa situata në gjermani po shkon mirë për vendasit teksa udhëheqin me rezultatin 2 me 0.
REZULTATET E PËRGJITHSHME:
Manchester United 0-1 Barcelona
Union Berlin 2-0 Ajax
Roma 2-0 Salzburg
Rennes 0-0 Shakhtar Donetsk
/i.m /abcnews.al