Dy nga autorët e atentatit të dështuar në Elbasan, Arben Spahia dhe Arsen Preçi që ranë në prangat e policisë pak ditë më parë, kanë mbërritur sot në gjykatë.
Gjatë dëshmive të tyre në hetuesi ata kanë dhënë deklarata mohuese sa i përket përfshirjes së tyre në atë ngjarje.
Kujtojmë që në vendin e ngjarjes, policia gjeti në një kosh mbeturinash dokumente të identifikimit të Arben Spahisë, për të cilat ky i fundit u shpreh se ia kanë bërë qëllimisht, për t’i bërë keq.
Po ashtu në automjetin “BMW X6”, u gjetën 3 armë zjarri kallashnikovë dhe 2 bidona me lëndë djegëse.
Shenjestra e këtij atentati dyshohet se ka qenë Elton Kila, i njohur i Oti i Elbasanit.r.t/abcnews.al