Barcelona në “ferr” për të sfiduar “djajtë”, Manchester United në “Old Trafford” për një biletë në fazën tjetër

schedule11:27 - 23 Shkurt, 2023

schedule 11:27 - 23 Shkurt, 2023

Nga Hergi Llupi

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, do të luhet ndeshja e kthimit mes Manchester United dhe Barcelonës, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 në Spanjë. Golat si mysafirë nuk zbatohen më, kështu që barazimi 2-2 në Spanjë javën e kaluar do të thotë se fituesi i merr të gjitha pasi United dhe Barcelona përballen me njëri tjetrin në ndeshjen e dytë të raundit eliminator të Europa League.

Barcelona është në rrugën e duhur për titullin e saj të parë në La Liga që kur Messi u largua nga klubi dhe Erik ten Hag e ka kthyer Manchester United në lartë në renditje, duke bërë që të mundur të trokitet në derën e Cityt dhe Arsenalit. Një titull i Europa League do të ishte mirë për secilën palë, por këto skuadra i kanë ambiciet e tyre shumë më të larta. Kjo ndeshje është një shans për t’i treguar botës se këto dy klube janë rikthyer.

Manchester United ka humbur vetëm dy nga 11 ndeshjet e fundit evropiane në Old Trafford, 6 fitore dhe 3 barazime, edhe pse të dyja humbjet në këtë sezon erdhën kundër kundërshtarëve spanjollë, Atletico Madrid dhe Real Sociedad. Barcelona ka kaluar më mirë se United kohët e fundit, pasi ata nuk janë mposhtur në tre ndeshjet e fundit kundër tyre. Barcelona është përballur me Manchester United jashtë shtëpisë në garat evropiane në pesë raste të mëparshme. Pasi nuk arritën të fitonin asnjë nga katër të parat, ata fituan 1-0 në udhëtimin e tyre të fundit në prill 2019.

Barcelona ka një problem për mbrëmjen e sotme. Mungesa e Pedrit dhe Gavit bëjnë që Xavi të trembet pak, pasi kjo dyshe tepër e talentuar ka qenë themeli i këtij ekipi deri më tani. Dembele gjithashtu është një pikë kyçe për skuadrën e Xavit, i cili edhe francezi nuk do të jetë në dispozicion. Busquets është në dyshim, pasi spanjolli sapo është rikthyer nga një dëmtim i vogël në kyçin e këmbës.

Manchester United do të bëjë pa Eriksen, Martial, Van de Beek, por edhe Antony me Maguire janë në dyshim. Edhe pse Barcelona shihet si një fituese në këtë sfidë në letër, Manchster United në fakt mund të përfitojë nga mungesa e Pedrit dhe Gavit të cilët bëjnë pothuajse gjithçka në çdo repart të fushës. Me një Rashford në një formë të jashtëzakonshme dhe me një Sancho të rikthyer, Ten Hag ka shpresë se do të bëjë të mundur sot një biletë për në fazën tjetër.

Parashikimi nga faqja e njohur “OPTA”, i jep një shans fitoreje prej 44.1% Manchesterit, ndërsa Barcelonës vetëm 29.4%.

Formacionet e mundshme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!