Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“E kam për turp të jesh këtu”, Balla merr fjalën në Kuvend, demokratët bllokojnë foltoren

schedule10:47 - 23 Shkurt, 2023

schedule 10:47 - 23 Shkurt, 2023

TIRANË- I njëjti skenar është përsëritur edhe këtë të enjte ne Kuvend, nga demokratët. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mori fjalën ne seancë, deputetët demokratë bllokuan foltoren, ndërsa garda nxitoi ta rrethojë atë.

Në fjalën e tij Balla iu përgjigj kërkesës së demokratëve për interpelancë me kryeministrin, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ndodhet ne Japoni. Ai tha se Kuvendi ka marrë një vendim dhe në datën 2 mars do ketë debat për “Mc Gonigal”.Replika nga foltorja Balla shkëmbeu me deputeten demokrate Albana Vokshi.



“E kam për turp të jesh këtu. Foltorja është e të gjithëve, nuk është  vetëm e juaja. Kuvendi i Shqipërisë, në lidhje me mocionin me debat ka marrë vendim dhe vendimi është në konsultim edhe me zyrën e kryeministrit, i cili ka garantuar se do jetë prezent në datën 2 mars. Më duket e papranueshme që ju kërkoni që debati të bëhet sot, kur dihet se sot kryeministri është në Japoni.”, tha Balla.

Sipas Ballës, opozita duhet të heqë dorë nga aktet e bllokimit të punimeve në Kuvend. Ai kërkoi nga deputetët që problemet e brendshme të PD të mos i sjellin në Kuvend.

“Pas datës 3 nuk do jeni kështu, se gjykata do marrë vendim. Problemet e brendshme të partisë mos i sillni në seancën plenare”, tha Balla/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!