Princesha e Uellsit, Kate në vitin 2013 solli në jetë fëmijën e saj të parë, Princin George dhe në 2015 vajzën e saj të vetme, Princeshën Charlotte.
Fotot e para zyrtare të djalit të Princit William dhe Kate, Princit George, u shpërndanë nga Kensington Palace katër javë pas lindjes së tij në korrik 2013 dhe u shkrepën nga babai i Kate, Michael Middleton.
Hobi i Kate Middleton që do t’ju bëjë befasojë!
Në vend të kësaj, kur Charlotte lindi dy vjet më vonë, Kate mori vendimin për të treguar aftësitë e saj fotografike duke kapur fotot e para zyrtare të vajzës së saj të porsalindur së bashku me vëllain e madh George.
Prej atij momenti, princesha qëndron prapa kamerës dhe shumë shpesh kap portrete të fëmijëve të saj për të përkujtuar ditëlindjet dhe ditët e para të tyre në kopsht.
Në vitin 2019, Princesha e Uellsit mori përsipër si mbrojtëse të projektit të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, “The Royal Photographic Society”, ndërsa në vitin 2020 gjatë periudhës së karantinës ajo filloi projektin e saj të quajtur “Hold Still” ku u kërkoi qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar të ndajnë pamjet e jetës së tyre gjatë pandemisë.
Fushata u shndërrua më vonë në një libër fotografish, i botuar nga Galeria Kombëtare e Portreteve në vitin 2021, me 100 portrete të zgjedhura që kapën këto momente.
Kate, e cila studioi Historinë e Artit në Universitetin e St Andrews, kapi gjithashtu imazhe lëvizëse të të mbijetuarve të Holokaustit për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të Aushvicit në janar 2020./abcnews.al