I cilësuar, si një nga talentet më të mirë të mbrojtjes anësori i Southampton, Valentino Livramento ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira në Premier League.
Sipas mediave angleze, “topçinjtë” e Arsenal dhe “qytetarët” e Manchester City janë të interesuar për të nënshkuar me 20-vjeçarin gjatë merkatos së verës, që po na pret.
Ndërkaq, një opsion tjetër për “topçinjtë” është dhe mbrojtësi i Valladolid, Ivan Fresneda, i cili mbetet zgjedhja primare e Mikel Artetas, mirëpo lojtari zgjodhi të qëndronte në La Liga, deri në fund të sezonit. /i.m /abcnews.al