Analizë dhe statistikat/ Interi me “demin e tërbuar” Lautaron në krye, Porto “shtrëngon dhëmbët” nga mungesat

schedule10:26 - 22 Shkurt, 2023

schedule 10:26 - 22 Shkurt, 2023

Nga Hergi Llupi

San Siro pret një tjetër ndeshje të Champions League në një hark kohor prej një jave pasi Milan fitoi kundër Tottenhamit. Këtë herë, Interi do të presë Porton në shtëpi, me Simone Inzaghin që shpreson për një rezultat të ngjashëm me rivalët e tyre për të përparuar.

Inzaghi do të dëshirojë që ekipi i tij të tregojë guxim dhe të mbajë vrullin e arritur gjatë fazës së grupeve. Në atë kohë, Interi përfundoi i dyti për t’u kualifikuar së bashku me Bayern Munich në kurriz të Barcelonës, të cilët tani po luftojnë për të qëndruar pretendent në Europa League.

Interi ka vjen me një vrull nga përballja e fundjavës me Udinesen, pasi golat e Mkhitaryan, Lautaros dhe Lukakut vulosën tre pikët. Ndërsa Napoli vazhdon të udhëheqë kampionatin italian, Champions League mund të jetë e vetmja mënyrë që zikaltërit të kenë sukses këtë sezon. Nga ana tjetër, edhe Portos iu desh të duronte një betejë trepalëshe për t’u kualifikuar në 1/16 e Championsit. Skuadra portugeze u desh të ndeshej me Atletico Madrid dhe Leverkusen dhe dolën në krye pasi Cub Brugge përfundoi cudditërisht në vendin e dytë.

Porto kryesoi grupin edhe pse humbi dy ndeshjet e para, duke përfshirë një humbje 4-0 nga Brugge. Por, pas katër fitoreve po aq ndeshje më pas, ata përfunduan në krye dhe tani kanë një detyrë të madhe kundër Interit në duart e tyre. Skuadra e Sergio Conceciao shpreson të shkojë thellë në këtë kompeticion. Ndërkohë, brenda vendit ata mbeten në vendin e dytë, rreth pesë pikë prapa Benfikës. Koha e ardhshme do të tregojë nëse presioni do t’u bëhet mes zgjedhjes së ambicieve të brendshme apo evropiane, por ata janë të vendosur për të realizuar një ndeshje të mirë në San Siro.

Simone Inzaghi do të ketë një skuadër të plotë për të zgjedhur përpara ndeshjes së Champions League, me Correan të vetmin që mungon pas një dëmtimi në kofshë. Tranjeri la pushim gjithashtu disa yje për përballjen e fundjavës me Udinesen, që do të thotë se ai do të ketë këmbë të freskëta për ndeshjen me Porton. Skriniar do të hyjë në këtë sfidë pasi Darmian zuri vendin e tij në treshen e pasme. Acerbi dhe Bastoni do të jenë partnerë me sllovakun në qendër të mbrojtjes. Pavarësisht se shënoi në fundjavë, Mkhytarian nuk ka gjasa të bëjë pjesë në formacionin fillestar, me Calhanoglu të vendosur për të zënë vendin e tij në bazën e mesfushës. Ai do të ketë Brozovic dhe Barella partnerë, me Dumfries dhe Dimarco si lojtarët e krahut. Në sulm, Inzaghi mund të lejë përsëri në stol Dzekon dhe të startojë me dyshen Lu-La, me Lautaron e papërmbajtshëm në krye bashke me gjigantin Lukaku i cili po lufton për të qenë në formën e tij më të mirë.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Onana, Skriniar, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Brozovic, Dimarco, Lukaku, Martinez.

 

Ndryshe nga Interi, Porto ka një sërë mungesash të shkaktuara nga dëmtimet, me deri në tetë lojtarë me dyshime të mëdha për këtë përplasje. Evanilson, Cardoso, Gabriel Veron dhe Meixedo janë mungesat e aprovuara. Të tjerë si Uribe, Galeno, Martinez dhe Otavio janë në dyshime të mëdha. Martinez u detyrua të largohej vonë në fundjavë, gjë që vë në dyshim përfshirjen e tij kaq shpejt në mesjavë. Megjithatë, Sergio Conceicao do të kërkojë të krijojë një formacion të fortë për t’u përballur me Interin duke ruajtur formën e tyre sulmuese me një mbrojtje me katër. Diogo Costa është vendosur fortë në portë, me një katërshe të pasme të Sanusi, Carmo, Pepe dhe Joao Mario. Grujic do të ulet në bazën e mesfushës, ndërsa në të dyja anët do të ketë Andre Franco dhe Aquino. Estaqio mbetet në pozicionin më të mirë për të startuar në pozicionin e avancuar të mesfushës pas dy të parëve. Mehdi Taremi do të preferohet të kryesojë linjën për Porton dhe do të ketë si partner në krye të tij Daniel Namoso.

Formacioni i mundshëm (4-3-2-1): Costa, Zaidu, Carmo, Pepe, Mario, Franko, Grujic, Pepe, Estaquio, Taremi, Namaso.

Statistikat kryesore

Interi është në një seri prej pesë ndeshjesh pa humbje në të gjitha kompeticionet.

Inter dhe Porto nuk janë takuar që nga viti 2005.

Interi ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Porto është i pamposhtur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Porto ka fituar katër ndeshjet e fundit në Champions League.

Sytë nga Lukaku

Lukaku e gjen veten në një proces të zjarrtë për të rikthyer rëndësinë e tij si një nga sulmuesit më të fortë në Evropë. Belgu humbi vendin e tij në skuadrën e Interit pas një sërë dëmtimesh dhe shqetësimesh fizike që e shqetësonin sulmuesin që nga fillimi i sezonit. Një gol, megjithëse nga pika e bardhë e penalltisë kundër Udineses, do të ketë rikthyer besimin te sulmuesi përpara një periudhe vendimtare këtë sezon. Një paraqitje e mirë kundër Portos do të bëjë një rrugë të gjatë për të bindur veten dhe ata që janë në krye të klubit për ta mbajtur atë përtej verës mes pasigurive rreth të ardhmes së tij.

Parashikimi

Nuk ka asnjë mënyrë të qartë për të përcaktuar se sa gola do të shënohen, por Interi ka një moment të caktuar në këtë sfidë. Porto vjen këtu me një seri të pabesueshme prej 22 ndeshjes pa humbje, por ata kanë një sërë dëmtimesh që mund ta ndalin vrullin e tyre.

Ndërkohë, Interi nuk ka dëmtime dhe sulmuesit e tyre po kthehen në formë në kohën e duhur. Lautaro Martinez dhe Lukaku mund të përfitojnë nga një mirëkuptim në rritje, gjë që mund të dëmtojë Porton. Prandaj, zikaltërit sot shihen favoritë ndaj kundërshtarëve portugezë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!