Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia lëshoi “Satana”, gjatë vizitës së Biden në Kiev

schedule09:19 - 22 Shkurt, 2023

schedule 09:19 - 22 Shkurt, 2023

Rusia ka tentuar të lerë një shenjë gjatë vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Kiev, por mes duket ka dështuar.

Sipas të dhënave nga Kremlini, ushtria vendase lëshoi për të testuar një raketë balistike ndërkontinentale Sarmat, me nofkën Satan II, por pa arritur në rezultatet e pritshme.

Rusia ka njoftuar paraprakisht Shtetet e Bashkuara për testimin e raketës përmes linjave të dekonfliktit, ndonëse kishte marrë informacione për vizitën e presidentit të SHBA-së.

Një zyrtar amerikan tha për CNN se testi nuk përbënte rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe se nuk konsiderohet një përshkallëzim.

Raketa balistike interkontinentale Sarmat RS-28 cilësohet si më e fuqishmja në dispozicion, dhe ishte testuar fillimisht në prillin e këtij viti. Raketa njihet me emrin Satan-2 në vendet e Perëndimit, dhe sipas ndërtuesve ka kapacitetin për të shmangur çdo sistem antiraketor të njohur.

Raketa që mund të përshkojë mbi 13 mijë kilometra dhe ka kapacitetin për të mbajtur deri në 13 bomba atomike brenda saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!