Nga foltorja e parlamentit Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se nuk po jep asnjë kontribut për çeljen e negociatave me BE, dhe kjo sipas tij është pyetja që bën Brukseli për opozitën.
“Si është e mundur që opozita juaj nuk e kupton këtë situatë të vendit dhe nuk jep asnjë kontribut”- u shpreh Rama.
Sipas tij 6 mujori i ardhshëm është vendimtar për çeljen e negociatave.
“6 mujori i ardhshëm është vendimtar për çeljen e negociatave
Çfarë na pengon që këtë 6 mujoor të jemi në një zë për Shqipërinë jo për qeverinë. Na pengon vetëm mungesa e aftësisë për të opozitë me çështjet reale dhe jo opozitë qeverisë me negociatat”- theksoi Rama.
Kryeministri theksoi se gjatë javës së kaluar në Bruksel të gjithë ishin nën një zë për të mbështetur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë
“Tani a isha unë në Bruksel javën që shkoi? Ju flisni në emër të tyre. Si ka mundësi që të gjithë ishin nën një zë për të mbështetur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë?
Si ka mundësi edhe ata të familjes suaj politike u shprehën me nota pozitive për ecurinë e shqipërisë?
Ju keni arritur nivele që janë të paimagjinueshme për një parti që lindi si forca e parë Perëndimore në Shqipëri.
I trajtoni ambasadorët sikur i keni komshinj dhe zihenu me komshiun
U turreni amabsadorëve dhe i trajtoni sikur janë në një rresht me Habiliajn dhe Balilin”- u shpreh kryeministri Rama.
Replika e kryeminsitrit Rama erdhi pas deklaratës së Ish-Kryeministrit Sali Berisha se dosja hetimore ndaj Saimir Tahirit është kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha bëri me dije se partnerët ndërkombëtarë i kanë thënë opozitës se dosja “Tahiri” është kusht për negociatat. Për këtë gjë, theksoi ish-Kryeministri, është në dijeni edhe Kryeministri Edi Rama.
“A e dini që në makinë me Sotën ka qenë vet Saimir Tahiri? A e morët vesh që ka çuar Don Agaçion për të nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar? Ne partnerët europianë na i kanë thënë se çështja ‘Tahiri’ do të jetë kusht kryesor për integrimin. Kur na i thonë ne, ju garantoj se atij ja thonë 3 herë më shumë. Po pse e mban Tahirin ai? Po mban veten e tij ai. Po Habilaj është Habilaj, po Xibraka është një dosje e tmerrshme”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha./abcnews.al