Lionel Messi udhëtoi për në Barcelonë për të kaluar disa ditë me familjen e tij, madje gjeti kohë për t’u takuar me ish-shokët e skuadrës te Barcelona, Alba dhe Busquets.
“Natën jashtë me miqtë”, ka shkruar gruaja e argjentinasit, por ky fakt u jep mundësinë tifozëve të Barcelonës që e kanë gjithmonë Messin në zemër, të ëndërrojnë rikthimin e tij madhështor në “Camp Nou” për të mbyllur karrierën aty ku u bë i famshëm, shkruan abcnews.al.
Barcelona është një nga pretendentët e mundshëm për Messin, por shpresat e tyre nuk janë të mëdha për shkak të situatës së veçantë financiare në të cilën ndodhet klubi dhe babai i tij, Jorge Messi, tashmë e ka mohuar skenarin e rikthimit të tij. /G.D abcnews.al/