FOTO/ U qëllua teksa po pinte kafe në lokal, ky është 35 vjeçari që mbeti i plagosur në Librazhd

schedule20:54 - 21 Shkurt, 2023

schedule 20:54 - 21 Shkurt, 2023

Ky është Shpëtim Skura që mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në Librazhd. Ai u qëllua nga 27 vjeçari Albi Biçaku, i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë, 35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Abc News mëson se Skura ka qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë zjarri. Ai sapo ishte kthyer nga Durrësi pasi ka qenë duke punuar. Ndaj tij autori ka qëlluar vetëm njëherë. Ndërkohë ende nuk dihet nëse 35 vjeçari ka qenë objektivi apo ndaj tij është qëlluar gabimisht.

Sipas burimeve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Biçakut, ku është gjetur një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, është në kërkim të autorit dhe verifikimit të kamerave. Është gjetur dhe një gëzhojë pistolete në vendin ku është gjuajtur dhe e ka marrë si provë materiale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!