Lukashenko: Nëpunësit civil që akuzohen për “tradhti të lartë” do të dënohen me vdekje

schedule20:28 - 21 Shkurt, 2023

schedule 20:28 - 21 Shkurt, 2023

Nëpunësit civil të shpallur fajtor për “tradhti të lartë” do të dënohen me vdekje në Bjellorusi.

Këtë vendim mori parlamenti bjellorus në leximin përfundimtar të projektligjit, njoftoi sot media vendase Belta. Dhjetorin e kaluar, parlamenti bjellorus miratoi një ligj që parashikonte dënimin me vdekje për oficerët dhe ushtarët e shpallur fajtorë për tradhti, dhe nëse bëjnë shpifje ndaj ushtrisë do të dënohen me katër vjet burg.

Vitin e kaluar, vendi u vu nën kritika ndërkombëtare për dënimin me vdekje që është vendosur ndaj atyre që janë dënuar për sulme të dyshuara terroriste. Ky veprim i Minskut erdhi si përgjigje ndaj akuzave për sabotim hekurudhor nga bjellorusët për të ndaluar forcat ruse nga nisja e sulmeve në Ukrainë.

Bjellorusia nuk ka dërguar trupat e veta në Ukrainë, por ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj si një bazë për pushtimin e saj në shkurt 2022 dhe lejon avionët luftarakë rusë dhe dronët të përdorin hapësirën e saj ajrore për të nisur sulmet ndaj Ukrainës. /abcnews.al