Të shtëna me armë zjarri në Librazhd, një i plagosur

schedule19:33 - 21 Shkurt, 2023

schedule 19:33 - 21 Shkurt, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak momente më parë në Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së Librazhdit. Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Shpëtim Skura, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i kësaj ngjarjeje është Albi Biçaku.

Policia ka rrethuar zonën te stacioni trenit në Librazhd dhe ka ngritur postblloqe në disa kryqëzime. Gjithashtu disa postblloqe janë ngritur edhe në Elbasan për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!