Ibsen Elezi: Basha mund ta “vriste” politikisht Berishën, ja ku gaboi

schedule12:00 - 21 Shkurt, 2023

schedule 12:00 - 21 Shkurt, 2023

TIRANË- Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur në lidhje me situatën e brendshme që po kalon kjo forcë politike dhe për rikthimin në politikën aktive që duket se po bën ish-kryedemokrati, Lulzim Basha.

Në një intervistë për Abc News, Elezi u shpreh se për 8 vite, Sali Berisha, ka qenë i ndërlidhur me veprimtarinë politike të Bashës. Sipas tij, Basha mund ta “vriste” politikisht Berishën kur kishte drejtimin e PD-së, por zgjodhi mënyrën e gabuar.

Elezi nënvizoi se Basha mori një veprim individual kur përjashtoi Berishën nga partia, duke e ngjallur politikisht këtë të fundit dhe shtoi se vendimin duhet ta merrte duke mbledhur Këshillin Kombëtar.

“ Basha mund ta kishte vrarë politikisht Berishën, por mori një vendim individual duke e ngjallur Berishën. Nëse Basha do merrte vendim me Këshillin Kombëtar, nuk do mundej Berisha të bënte këto që bëri. Unë kam ngritur një pikëpyetje, mënyra sesi u soll politikisht zoti Basha dhe më pas zoti Berisha”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!