“Ringjallja” e Bashës, Ibsen Elezi: Synon të kthehet në krye të PD, ka lidhje funksionale me Berishën

schedule11:47 - 21 Shkurt, 2023

schedule 11:47 - 21 Shkurt, 2023

TIRANË- Lulzim Basha siç duket ka zgjedhur t’i rikthehet sferës së debatit politik dhe këtë e provoi me disa intervista në disa televizione të vendit. Por çfarë po synon ai me këtë rishfaqje në publik? Ibsen Elezi I ftuar në “Tirana Live” në ABC News rishfaqjen e Bashës e shikon si strategji, me anë të së cilës synon kthimin në krye të Partisë Demokratike. Ai tha se Basha është një politikan, që nuk di të hartojë strategji pasi po të kishte aftësi të tilla ai do ishte sot kryeministër.

“Basha synon të kthehet në krye të PD, Basha nuk harton dot strategji, sepse nuk është politikan i tillë. Po të dinte, ai sot do ishte kryeministër i Shqipërisë. Ai nuk di të krijojë strategji politike”, tha ai.

I pyetur për çështjen “McGonigal”, Elezi tha se kjo çështje i përket drejtësisë amerikane dhe se opozita nuk mund ta përdorë atë si kauzë politike. Gjithsesi, pavarësisht përplasjeve në PD, ai thotë se Berisha dhe Basha kanë ndërvarësi me njëri-tjetrin.

“McGonigal është problem i institucioneve amerikane, dhe jo i yni. Ata i kanë mundësitë për zbardhjen e kësaj çështjeje. Opozita ka një detyrë të reagojë. Basha dhe Berisha, vazhdoj t’i rri atij qëndrimi, se pas zgjedhjeve të 21 prillit, ata janë në lidhje funksionale me njëri-tjetrit. Kanë një ndërvarësi në veprimet e tyre politike. Basha zgjodhi të ringjallte Berishën”, shtoi ai.

Sa i takon protestës së 3 marsit dhe vendimit që pritet të japë Gjykata e Apelit, Elezi tha se nëse vula i jepet Berishës opozita do jetë më e fortë, por gjithsesi nuk e sheh fituese përballë mazhorancës socialiste.

“Unë nuk mund ta them se ata bashkëpunojmë, por veprimet e tyre kanë shumë pikëpyetje. Modeli i z. Basha ka qenë paqëndrueshmëria. Basha ka pasur aktivitet politik të rastit. Data 3 mars… Në raste se dhënies së vulës Berisha do ishte shumë më e fortë, por nuk është një opozitë që ka shanse për ta rrëzuar z. Rama. Do ishte opozitë më e fortë, por shumë e vështirë për të qenë fituese. Opozita nuk projektohet fituese në momentin e hapjes së fushatës elektorale. Nëse Berisha humb vulën, fajin duhet t’ia kërkojë vetes, sepse pas 11 dhjetorit është ndërtuar ashtu siç ka dashur. PD është larg  fitores në këto zgjedhje, sepse nuk u tregua e paaftë për ta vijuar frymën. Basha e ka të pamundur për t’u rikthyer, edhe nëse Basha merr vulën më 3 mars. Vula nuk të jep elektorat, por të bën kryetar partie”, tha ai.

Ai tha se protestat e opozitës nuk tregojnë asgjë tjetër, përveç pafuqisë së saj: “Opozita ka shumë gjëra që çedon. Këto protesta tregojnë pafuqinë e opozitës. Dështimi në protesta është se ka humbur besueshmërinë. 3 marsi, në rast të dhënies së vulës Bashës dhe rikthimin në krye të PD do ishte shkatërrim përfundimtar, me sa duket, edhe I planifikuar edhe më përpara”, shtoi ai/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!