Ashtu si në marsin shumë të largët të vitit 2005, Interi, për fazën e 1/16 të Champions League, përballet me Porton. Nesër në mbrëmje, në San Siro, do të jetë thelbësore për zikaltërit të marrin një fitore në shtëpi, që në sfidën e kthimit në Portugali të përballen me qetësi.
Adriano, “Perandori” i botës së futbollit dhe një nga më të mirët e historisë së Interit, ishte vendimtari në ndeshjen ndaj Portos pasi shënoi tre gola.
I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Adriano foli për Interin e tij dhe shanset për të kaluar në raundin tjetër.
“E mbaj mend atë raundin e dytë të vitit 2005 sikur të ishte sot, emocioni që ndjehej në çdo gol dhe ulërimat e stadiumit, ishte vërtet një ndeshje e mrekullueshme për mua. Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos sepse është një skuadër shumë e organizuar, por unë gjithmonë besoj te Interi im, pasi ky ekip është i kompletuar dhe mund të vazhdojë përpara në Evropë.
Lukaku? Ai ngjason me mua nga të gjitha pikëpamjet, jo vetëm për nga fuqia dhe goditja me të majtën. Por unë jam i sigurt se ai do të shënojë tre gola kundër Portos ashtu si unë dikur”, ka përfunduar Adriano “Perandori”./ h.ll/abcnews.al