Interi konfirmon se nuk janë në bisedime me Lukakun për të ardhmen e tij

schedule22:56 - 20 Shkurt, 2023

schedule 22:56 - 20 Shkurt, 2023

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka zbuluar se Nerazzurrët nuk janë në bisedime me Lukakun për të ardhmen e tij.

“Ne nuk po negociojmë me agjentët e tij për të ardhmen e tij. Duam që Lukaku të fokusohet në fushë, ai po përparon dhe do të na ndihmojë shumë. Ai e di që është borxhli ndaj nesh dhe do të bëjë gjëra të mëdha”, citon Ausilio Fabrizio Romano.

Më herët në shtyp u raportua se sulmuesi nuk ka gjasa të qëndrojë në San Siro për sezonin e ardhshëm dhe të kthehet në Stamford Bridge. 29-vjeçari aktualisht i përket Chelsea dhe luan për Interin në formë huazimi deri në fund të sezonit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!