Një 79 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga Covid-19, viktima e dytë nga koronavirusi brenda tre ditësh. Me 18 Shkurt, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një 85-vjeçar nga Tirana kishte humbur betejën me koronavirusin. Ndërkohë, sipas MSH, 11 janë infektuar me virus në 24 orët e fundit.
Njoftimi i Ministrisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 81 testime, ka 1 qytetar të infektuar, 1 humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit
20 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë Berat.
Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 20 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 81
Testime totale 2,037,265
Raste pozitive 333,400
Raste të shëruara 329,672
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 105
Fier 9
Shkodër. 6
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1
/abcnews.al