77-vjeçari Shefki Bylykbashi i cili vrau me çekiç djalin e tij Hambi Bylykbashi, 50 vjec, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Kokë ulur brenda kafazit të qelqtë, 77 vjecari, ka kërkuar nga mediat të mos filmohet, ndërsa është dëgjuar të thotë: “Më lini more, njeri jam edhe unë”.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të shtunën në fshatin Zvezdë të Korcës. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale ndërsa më pas, mjekësia ligjore konfimoi se 50-vjecari Hamdi Bylykbashi ishte goditur për vdekje me cekic.
Më herët në dëshminë e tij, ndërsa pranoi autorësinë e krimit, 77 vjecari u shpreh se kohët e fundit i kishte humbur durimi me të për shkak se ai shkonte vazhdimisht i dehur në shtëpi.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”.